Dy ngarkesa me drogë janë kapur nga autoritetet greke në kufirin greko-shqiptar. Gjithashtu janë vënë në pranga dy shqiptarë dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi arrit që të largohej nga vendi i ngjarjes.
Sipas policisë greke, personat në fjalë ishin duke transportuar me krahë në dy çante, 31 pako me marijuanë, e cila peshonte 33 kilogramë e 260 gramë.
Ndërkohë në lidhje me personin që arriti të largohej me vrap, policia është shprehur se është futur sërish në tokën shqiptare.
Gjithashtu bëhet e ditur se të arrestuarve iu sekuestrua edhe një thike e llojit “flutur”.
Ndërkohë në Kostur është ndaluar një mjet qe drejtohej nga një grek 56-vjecar. Ne brendësi te mjetit u gjeten dhe sekuestruan 5 çanta qe përmbanin 30 pako me 58 kg 800 gram mërijuani.