Duket se bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj do të shfrytëzojë çdo hapësirë të mbetur në Tiranë për të ndërtuar pallate.
Një rasti i tillë denoncohet edhe nga Endri Tafani i cili sjell ndërtimin e një pallati të ri në rrugën "Lori Ligori" në mes të kompleksi pallatesh në kryeqytet në një hapësirë rreth 100 m2.
Ai shkruan se betoni i pallati të ri po i burgos banorët e pallateve ekzistuese aq afër me dritares se u merr frymën.
Një përgjigje për ato që Veliaj kërkon të harrohen
Tafani: E dini çfarë mund të bëhet në 100 m2 shesh në mes të 5 pallateve? Një pallat tjetër sigurisht. Aq afër ndërtimi i ri, sa praktikisht zëre se u ka vënë tulla dritareve të pallateve ekzistues. Praktikisht i ka burgosur në shtëpitë e tyre. Dilni në ballkon apo mos dilni fare më mirë, por nga dritarja e vendit ku jeni, hidhni një vështrim jashtë saj. Vetëm beton ngjitur. Beton i shëmtuar ngjyra-ngjyra. Aq afër me dritaren sa te merr frymën. Jemi të gjithë të burgosur në Tiranë. Tirana vdiq si qytet e nuk bëhet kurrë më. E bashkë me të dhe një pjesë e jona, sidomos e atyre që kanë jetuar në Tiranë tjetër. Por përveç vdekjes është dhe kjo puna e burgut që na mbajnë. Të burgosur përtej vdekjes. Nuk di më keq se kaq.