Alex Soros është rikthyer në brigjet e rivierës shqiptare. Djali i George Soros ka postuar në rrjetet sociale një seri fotosh nga ndalesa e tij në vendin tonë.
“Ishte e mrekullueshme rikthimi në brigjet e bukura shqiptare me mikun tim të mirë, Kryeministrin e Shqipërisë”, shkruan ai.
Soros e shoqëron postimin me një foto me Kryeministrin Rama.
Ndërsa vetëm pesë ditë më parë ai pati një takim me Presidentin francez, Emmanuel Macron.