Java më e nxehtë e verës, ditët kur temperaturat prekin 43 gradë Celsius

Shqipëria

Java më e nxehtë e verës, ditët kur temperaturat prekin 43 gradë Celsius

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 06:40
Ilustrim

Shqipëria do të përfshihet këtë javë nga një valë tjetër e nxehtë, e cila pritet të kulmojë në mesjavë. Sipas parashikimit të sinoptikanëve, termometri pritet të kapë vlerën 43 gradë.

Vala e të nxehtit që ka nisur të hënën do të vijojë edhe në ditët e ardhshme duke regjistruar temperatura të larta ditën e mërkurë dhe të enjte, të cilat do të ndihen deri në 48 gradë. Veriu i vendit dhe zona qendrore do të jenë më të prekurat nga vala e të nxehtit.

“Ka gjasa që kjo të jetë java më e nxehtë e gjithë verës. Temperaturat do të shkojnë në 40 dhe mbi 40 gradë. E mërkura dhe e enjtja do të jenë ditët më të nxehta të javës. Temperaturat do të shkojnë edhe deri në 43 gradë. Një zbritje e lehtë, por jo e ndjeshme pritet në fundjavë”, – tha sinoptikania Lajda Porja për ‘News 24’.

“Ky korrik është i ngjashëm me verën e 2016-ës dhe më i nxehti i katër viteve të fundit. Elbasani, Berati dhe Gjirokastra do jenë tre qytetet ku temperaturat do arrijnë pikun”,- shtoi Porja.

Ndërkohë, mjekët këshillojnë që gjatë këtyre ditëve të nxehta fëmijët dhe të sëmurët kronikë, që shfaqin më shumë probleme në shëndetin e tyre, të reduktojnë lëvizjet në orët e pikut, nga ora 11:00 deri në orën 17:00, dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat