Gazetarja Klodiana Lala si dëshmitare ka komentuar rastin e kolegut të saj të News24, Ergys Gjençaj i cili sot gjatë një aksioni antidrogë në Tiranë është shtrirë përtokë nga Policia.
Lala thotë se ajo bashkë me gazetarin po kthehej me grupin e xhirimit në television, kur panë aksionin dhe dolën për të filmuar.
Por Policia pa llogari dhe pa shpjegim e shtriu përtokë dhe e mbajti të rrethuar dhe pa lëvizur për 1 orë.
Ajo thekson se insistoi tek efektivët se Gjençaj ishte në krye të detyrës, ata e morën dhe e shtrinë përtokë.