Gjykata e Elbasanit ka marrë vendimin sot për të liruar nga qelia djalin e vogël të Azem Hajdarit.
Gjykata ka vendosur masën detyrim për të.
Djali i vogël i Azem Hajdarit i cili mban edhe emrin e babait të tij të ndjerë, mbrëmjen e 23 korrikut ai u kap me drogë në makinë nga policia e Elbasanit.
Policia bëri sekuestrimin e automjetit të tyre tip “Audi”, me të cilin ai po lëvizte sëbashku me shokun e tij në momentin e ndalimit, dy aparateve celularë si edhe 5 dozave lëndë narkotike e dyshuar kanabis.