Prokuroria e Tiranës ka reaguar lidhur me ngjarjen e shënuar ditën e sotme, ku gazetari i Neës24, u shtri barkas nga Forcat Speciale ndërsa filmonte një operacion antidrogë në zonën e ‘Varrit të Bamit’.
“Grupi hetimor po heton rastin mbi veprimet e kryera nga punonjësit e policise per te përcaktuar ligjshmërinë e veprimeve te tyre.” thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tiranë, në bashkëpunim me SHÇBA janë duke kryer verifikime të thelluara në lidhje me incidentin e ndodhur me gazetarët në rastin e operacionit policor antinarkotike ne nje zone te Tiranës.
Grupi hetimor po heton rastin mbi veprimet e kryera nga punonjësit e policise per te përcaktuar ligjshmërinë e veprimeve te tyre.
Sigurojme opinionin publik qe Prokuroria ne bashkëpunim me te gjitha organet ligjzbatuese do jete gjithmone prane qytetarëve, mediave dhe kujtdo personi qe mund te cenohen nga veprimet arbitrare.