Qytetarë dhe pushues në qytetin e Shëngjinit janë tronditur nga një tërmet. Sipas të dhënave që kanë ardhur në redaksinë e gazetës “Shekulli”, tërmeti ka zgjatur vetëm 5 sekonda.
Kjo ka bërë që shumë pushues të dilnin jashtë godinave dhe nëpër ballkone.
Magnituda e lëkundjeve ishte 3.6 e Shkallës Rihter ndërsa është regjistruar në thellësinë 5 km.
Tërmeti është ndjerë dhe në qytetin e Durrësit por në një intensitet më të ulët.