Një lëkundje sizmike është ndjerë pak më parë në detin Adriatik.
Lëkundja sizmike me magnitude 4.2 Rihter është ndjerë në disa qytete të vendit tonë.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në det, 11 kilometra larg Lezhës, në Detin Adriatik dhe 53 km nga qyteti i Durrësit.

Tërmeti është regjistruar rreth orës 22:00 të mbrëmjes së sotme.