Një 21-vjeçar mësohet se ka rënë nga lartësia. Policia e Durrësit sqaron se i riu ka qenë në ballkon dhe është rrëzuar aksidentalisht.
Mësohet se 21-vjeçari me Xh.R. është dërguar në spital dhe po merr mjekimin e nevojshëm.
“Më datë 27.07.2021, në orën 22:40, në lagjen nr.1, Durrës, në një pallat dyshohet se ka rënë nga lartësia shtetasi Xh. R., 21 vjeç, banues në Durrës, u cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.