Ka vijuar edhe në orët e mbrëmjes zjarri në fushën e mbetjeve urbane në Fier.
Situata është mbajtur në monitorim gjatë gjithë natës për të shmangur përhapjen e flakëve.
Makineritë e rënda kanë vijuar me mbulimin me dhe të vatrave të zjarrit ndërsa një pjesë u fikën edhe nga zjarrfikësja.
Në terren gjatë gjithë kohës ka qenë edhe kreu i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi.
Shkaqet e zjarrit që nisi prej orëve të pasdites së të martës, 27 korrik, nuk dihen ende.