Një aksident me pasoja tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në bypassin e Fierit, ku si pasojë ka vdekur një 19 vjeçare nga kryeqyteti.
Sipas autoriteteve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:35, në afërsi të fshatit Pojan, ku një automjet i tipit Benz për shkaqe ende për t’ u përcaktuar ka dalë nga rruga.
Për pasojë drejtuesja e mjetit, 19-vjeçarja me inicialet XH. M. ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërkohë që pasagjeri 21- vjeçar me inicialet S.Xh. është dëmtuar dhe ndodhet në spitalin e Fierit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.