Çarteri i parë nga Yekaterinburgu i Rusisë mbërriti këtë të mërkurë në Shqipëri. Rreth 160 turistë zgjodhënShqipërinë për të pushuar, duke e konsideruar si një atraksion për tu zbuluar. Megjithëse është i treti me Rusinë, ky nuk do të jetë as i fundit.
Rreth 160 turistë rusë zgjodhën të pushojnë në Shqiqëri këtë verë.
Çarteri i parë nga Yekaterinburgu preku tokën shqiptare mëngjesin e kësaj të mërkure.
Alar Travel e shikon këtë si një mundësi shumë të mirë për të njohur Shqipërinë dhe për të rritur numrin e turistëve që kërkojnë vendin tonë.
Tatiana Bajraktari thotë se ky nuk do të jetë çarteri i fundit.
Ata do të qëndrojë rreth 10 ditë në vendin tonë dhe kanë zgjedhur bregdetin për të pushuar.
"Kanë zgjedhur Durrësin, Vlorën dhe Sarandën. Ky është çarteri i tretë nga Rusia."
Disa prej tyre vijnë për herë të parë në Shqipëri, thonë se janë kurioz ta zbulojnë atë.
"Është një vend i bukur dhe ne duam që guidave tona ti shtohen më shumë vende të tilla."
Ndërsa të tjerë thonë se është shumë e lehtë por të lëvizur drejt vendit tonë.
"Zgjodhëm Shqipërinë sepse është shumë e thjeshtë për të ardhur këtu, plus që ka një klimë të mirë dhe asnjë nga ne nuk ka qenë më parë në Shqipëri".
Linja me Yekaringburg është e treta që vjen nga Rusia, pas asaj nga Moskës dhe Samaras.
Ky shtim i interesimit për më shumë linja ruse me vendin tonë vjen pas lehtësimit të lëvizjeve mes Shqipërisë dhe Rusisë.