Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka reaguar lidhur me situatën në Karaburun, ku flakët vazhdojnë të përhapen.
Sipas tij nuk ka asnjë reagim pasi askush nuk e prish terezinë.
Shkrimi i Spahiut në rrjetet sociale:
PO NDODH: Digjet mes flakëve i gjithë Karaburuni Perla e Shqipërisë, por askush nuk e prish terezinë. Më thanë që as mediat nuk e transmetojnë.
Popull që vetëm kur i vjen zjarri në shtëpi zgjohet