Masakër me armë në një fshat të Lushnjës. Bilanci paraprak, një i vrarë e dy të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Garunjë.
Viktima është Romeo Hasalla i cili është ekzekutuar me armë nga kushëriri i tij Kastriot Hasalla
Nga ky konflikt kanë mbetur të plagosur e janë transportuar për në spital Amarild Hasalla 30 vjeç dhe Shaip Hasalla 65 vjeç.
Sipas të dhënave, ngjarja ka ndodhur në tokat bujqësore.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe ambulanca.
Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje.