Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme për seancën e padisë së bërë për kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
E ndërsa mes palëve nuk ka pasur pajtim, gazetari i “ABC”, Ermal Vija raporton se seanca është shtyrë për shkak se Basha ka kërkuar të përballet me Veliajn për akuzën e shpifjes duke mos u tërhequr.
Në seancë Lulzim Basha ka deklaruar se “do të vij vetë në çdo seancë”.
Dy ditë më parë, Gjykata e Lartë i kaloi kompetencën për gjykimin e padisë Gjykatës së Posaçme, pas disa muajsh ping-pongu mes dy gjykatave, asaj të Posaçmes dhe të Tiranës.
Në padi, Basha konsideron si shpifje të Erion Veliajt akuzat se; kryedemokrati është bërë me katër shtëpi pas tërmetit të 26 nëntorit, se ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë së tërmetit dhe se ka ndërtuar pa leje.