Që po na bllokojnë të gjithë jemi dëshmitar. Që nuk guxojmë të shkruajmë asgjë nga historia në lidhje me serbët, grekët dhe turqit edhe kjo dihet. Të gjithë ata që shkruajnë e dinë, sepse të gjithë bllokohen pa mëshirë.
Se na bllokon firma Acromax Media GMBH në Gjermani edhe këtë e dimë.
Por këte që e lexova mbeta shumë i habitur që Qeveria shqiptare e ka hisen e vet në bllokimin tonë.
Pse nuk guxojmë të shkruajmë atë që e dimë? Kujt nga shqiptarët po i pengon e vërteta që po shfaqet.
Sa vështirë e kam ti besoj këtij shkrimi të autorit Johannes Estrada!
Acromax Media është një vegël qeveritare shqiptare , shkruan autori.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/29/auto_hg1627593869.jpg)