Një aksident ka ndodhur pasditen e së premtes në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji.
Mësohet se një automjet me targa të huaja është përplasur me një motor që përdorej për të shpërndarë picat.
Për pasojë, i lënduar lehtë ka mbetur drejtuesi i motorit, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Policia në vendngjarje po heton më tej për zbardhjen e rrethanave.