Sherr për klientët, plagoset rëndë punonjësja e seksit

Shqipëria

Sherr për klientët, plagoset rëndë punonjësja e seksit

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 00:43
Foto ilustrim

Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e sotme mes punonjëseve të seksit në Elbasan. Për pasojë një 30-vjeçare ka mbetur e plagosur pasi është goditur me sende të forta nga 23-vjeçare.

Gazetari Aldo Kozarja raporton se 30-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shkak për konfliktin dyshohet të ketë qenë një zënkë për territorin dhe klientët, dhe më pas sherri ka degraduar në përleshje fizike. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

Prostitucioni është një aktivitet i paligjshëm në Shqipëri. Megjithatë ai ushtrohet në disa zona të ndryshme. Ka pasur disa përpjekje për të dekriminalizuar prostitucionin në Shqipëri por të gjitha kanë dështuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat