Një lajm i rëndë u dha ditën e sotme nga ministri i Brendshëm, Niko Peleshi, për ndarjen nga jeta në moshë të re të Pavlin Rrasës, nga Lezha.
Rrasa mbante detyrën e Nëntogerit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
I riu u raportua i mbytur pasditen e djeshme në Tale të Lezhës. Mësohet se 27-vjeçari nuk është mbytur. Ai ka pësuar arrest kardiak, teksa ka qenë duke pushuar me familjen e tij.
Këtë lajm e ka bërë të ditur ministri Niko Peleshi.