Kryeministri Edi Rama ka zbarkuar menjëherë në Liban për operacionin e shpëtimit dhe riatdhesimit të 5 grave dhe 14 fëmijëve shqiptarë në kampi Al-Hol në Siri.
Rama premton se nesër gratë me fëmijët do të sillen në Shqipëri.
Ai thotë se operacioni ishte shumë i ndërlikuar dhe u krye falë ndihmës së gjeneralit Abass Ibrahim. Në prani të Ramës është parë edhe ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi.
STATUSI NGA EDI RAMA
Beirut, Liban – Për operacionin e shpëtimit nga kampi i ferrit në Al Hol dhe kthimit të fëmijëve e grave të tjera në Atdhe
5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë nga kampet e vdekjes në Siri, nesër në Shqipëri, falë një operacioni të gjatë e të ndërlikuar inteligjence në terren dhe ndihmës së paçmueshme të gjeneralit Abass Ibrahim