Në vitin e ri shkollor do të përfitojnë librat falas edhe nxënësit e klasës së 8 dhe 9. Vendimi i marrë nga qeveria lehtëson buxhetin e familjeve.
Nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën do të përfitojnë libra në përdorim falas.
Vendimi është marre në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave.
Ashtu si vitet e kaluara vetëm nxënësit e klasave të para do të kenë libra të rinj, ndërsa nxënësit e klasave të tjera do të mësojnë me të përdorur të cilat duhet ti kthejnë në përfundim të vitit shkollor.
Nxënësit e gjimnazeve do të duhet ti blejnë vetë tekstet shkollore, përveç atyre që i përkasin këtyre kategorive: Fëmijët me statusin e jetimit, ata që vijnë nga familje me ndihmë ekonomike, ata me aftësi të kufizuar apo kanë në përbërje të familjes së tyre anëtarë me këtë status.
Pika turistike e Viroit në Gjirokastër humbet turistët për shkak të thatësirës së liqenit
Përfshihet nga flakët fshati Xhyherinë, digjen pemë e ullinj, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
Fëmijët nga komuniteti rom dhe egjiptian gjithashtu janë të përfshirë në listën e përfituesve.
Shpërndarja e librave do të bëhet në ambientet e shkollave, ndërsa më parë përmes komisioneve të vlerësimit është bërë edhe llogaritja e teksteve që kanë dalë jashtë përdorimit.
Për këtë sasi duhet të bëhe zëvendësimi me tekste të reja.
Kategoritë përfituese të librave falas:
i. Kanë përfituar statusin e jetimit
ii. Vijnë nga familje të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike
iii. Janë me aftësi të kufizuara
iv. Vijnë nga familje që kanë në përbërjen e tyre anëtarë me aftësi të kufizuara
v. Vijnë nga familje ku kryefamiljari përfiton pension invaliditeti shteti
vi. Vijnë nga familje ku kryefamiljari përfiton pension pleqërie shteti
vii. I përkasin kategorisë rome dhe egjiptiane
viii. Gëzojnë statusin e të verbrit
ix. Janë viktima të trafikimit
xi. Janë në institucionet e paraburgimit/vuajtjes së dënimit
xii. Janë të shtruar në Shërbimin Onkologjik, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”
xiii. Janë fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit të cilët kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës
xiv. Janë përfitues në institucionet e përkujdesjes sociale rezidenciale publike