Një zjarr me përmasa të konsiderueshme ka rënë në kullotat e fshatit Kutal në Përmet. Mësohet se terreni i thepisur e ka bërë të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikësve nga toka. Deri më tani, nga vatra e zjarrit janë djegur tre hektarë kullota dhe dy hektarë pyje.
E njëjta situatë vijn edhe në Vlorë. Ajo vijon të jetë një nga qarqet më problematike për zjarret. Së fundi raportohet për një vatër të re pranë fshatit Xhyherin të Shushicës.
Forcat zjarrfikëse janë në terren për të të ndërhyrë.
Ndërkohë prej 5 ditësh ka vatra zjarri aktive në Karaburun ku ndërhyrja po bëhet me mjete rrethanore pasi është e pamundur të ndërhyhet. Një natë më parë u regjistruar një vatër zjarri edhe në Ksamil.