Do të mbërrijnë sot në Tiranë 19 gra dhe fëmijë të cilët arritën të liroheshin nga Kampi Roj, në fshatin Derik, në verilindje të Sirisë.
Në orën 08:00 avioni pritet të zbresë në Rinas.
Ndërsa është lajmëruar dhe një konferencë për median nga kryeministri Edi Rama.
Ndërkohë gjatë natës gratë e fëmijët kanë mbërritur nga Siria në aeroportin e Bejrutit, “Rafic Hariri”.