Kreu i Antiterrorit, Gledis Nano ka zbardhur në detaje nga operacioni i riatdhesimit të 19 shqiptarëve nga kampi Al Hol në Siri.
Sipas Nanos, janë edhe rreth 30 persona të tjerë në kamp Al Hol, pasi një pjesë e madhe e personave nuk kanë bashkëpunuar.
“Sa i takon atyre që kanë ikur për luftë, një pjesë e tyre janë larguar dhe fshehur në terren, dhe një pjesë mund të kenë humbur jetën si pasojë e luftimeve. Ne do të vazhdojmë punën tonë, se kemi ndaluar asnjëherë.
Është një proces që paralelisht me ndërhyrjen tonë, është procesi i integrimit. Ndaj kërkon kohë. Pjesa më e madhe të tjerëve janë në Al Hol. Nuk janë bashkëpunues, i fshihen punonjësve që të bashkëpunojnë per rikthimin e tyre”, është shprehur Nano.