Muaji gusht do të shoqërohet kryesisht nga temperaturat e larta.
Kështu bëri të ditur Akil Osmani, meteorologu i Metoalb, i cili pohoi se gjate ditës së sotme vendi mbetet nën ndikimin e temperaturave të larta.
Sipas tij, termometri do të shënojë vlerat më të larta të tij në qarkun e Beratit, 41 gradë celsius.
Osmani tha se ditën e nesërme pritet që të ketë një rënie prej 2-3 gradësh, ndërkohë që i gjithë gushti do të ketë vlera të larta temperaturash.