Mësohet se rreth orës 13:00, 68 vjeçari me ininciale I.TH, banues në Prizren, është ndjerë keq teksa po pushonte në plazhin e Shëngjinit.
Menjëherë ai është dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës ku fatkeqësisht ka humbur dhe jetën.
Dyshimet e para janë se 68 vjeçari ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.