Fundjava ka sjellë trafik të rënduar në qytetet bregdetare. Në Vlorë situata e trafikut paraqitet e rënduar për shkak të fluksit të madh të pushuesve. Të gjitha rrugët e qytetit, bulevardi apo edhe ato dytësore kishin këtë të dielë të njëjtën pamje trafiku.
Situatë e rënduar në qarkullimin rrugor paraqitet edhe në rrugën Transballkanike, Lungomare, Uji i ftohtë dhe Radhimë ku qytetarët duhet të presin me orë të tëra për të mbërritur në destinacion.
Edhe në Durrës situata paraqitet e njëjtë. Është kjo pamja që ndodh në çdo rrugë që lidh zonat turistike të Durrësit nga mëngjesi deri në mbrëmje.
Këto pamje tregojnë trafikun e dendur në hyrje të rrugës se plazhit afër vendit të njohur si Ura e Dajlanit në Durrës. Me qarkullim normal të duhen vetëm 10 minuta për të përshkuar këtë rrugë, por në fundjavë duhet më shumë se trefishi i kohës për shkak të fluksit të lartë të automjeteve që lëvizin në të.
Fluksi i pushuesve drejt Shëngjinit dhe Tales ka rënduar trafikun edhe në rrugët e Lezhës.