Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka reaguar sot në lidhje me situatën e zjarreve në vend.
Në një njoftim që ka bërë për mediat, Ministria bën me dije se strukturat e mbrojtjes civile janë duke u përballur me flakët në pesë vatra zjarri, ku më kritiket mbeten ato të Karaburunit dhe Kurbinit.
“Aktualisht strukturat e mbrojtjes civile janë duke u përballur me flakët në 5 vatra zjarri, ku më kritiket ngelen ato të Karaburunit dhe Kurbinit.
Situatë dramatike në Mamurras, flakët përfshijnë vendin, asnjë zjarrfikëse në vendngjarje
Ndërkohë gjatë ditës së sotme në Qëndrën e Emergjencave Civile janë lajmëruar me dhjetëra vatra. Koordinimi dhe ndërhyrja e menjëhershme e strukturave të emergjencave civile në nivel vendor dhe qendror ka bërë të mundur neutralizimin e tyre pa cenuar pasuritë natyrore apo zona të banuara.
Bashkëpunimi me komunitetin për parandalimin apo lajmërimin e hershëm të situatave të zjarreve është jetik për të limituar pasojat e temperaturave të larta të këyre ditëve.”-njofton Ministria.