Flakët që kanë përfshirë Karaburunin vijojnë prej gati 11 ditësh. Burimet bëjnë me dije se po i afrohet bazës ushtarake të Pashalimanit.
Ndërkohë flakët vijojnë dhe në Tragjas ku dhe ka nisur ndërhyrja nga ajri me një helipokter.
Po kështu zjarri i malit të Tragjasit është afruar deri në kodrat e Radhimes, dhe ka kaluar edhe matanë nga fshatrat e lumit të Vlorës
Pamjet e filmuara me dron dje nga fotografi Gent Shkullaku i Agjencisë LSA tregonin tymin qe kishte mbuluar zonen.
