Situata në Qytetin e Fierit tashmë i është rikthyer normalitetit, pas disa ditësh të vështira, ku qytetarët u përballen me tymin e mbetjeve që u dogjën disa kilometra nga zonat e banuara.
Pas vendosjes nën kontroll të zjarrit, i cili u mbulua me dhe, tashmë ka nisur transportimi i mbetjeve tek inceneratori i ri i Fierit.
Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, deklaroi se në këtë fushë do të mbillen pemë.
Duke i dhënë fund kësaj problematike shumëvjeçare të djegies së mbetjeve në fushë të hapur, e cila shkaktonte jo pak vështirësi për banorët e këtij qyteti.