Një ngjarje tragjike është regjistruar sot në Bulqizë ku një 62-vjeçar është dërguar pa shenja jete në spital.
Me anë të burimeve pranë spitalit, mësohet se 62-vjeçari kishte pësuar infarkt.
Ndërsa burime jozyrtare bëjnë me dije se ai kishte shkuar për të kapur peshk me gjenerator në vendin e quajtur “Tre Çesmat” dhe ka rënë në kontakt me korrentin.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.