Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të Kuçovës.
Një makinë tip “Toyota” me targa belge është përplasur me një trafik ndarëse të rrugës e për pasojë ka dalë jashtë kontrollit.
Drejtuesi i makinës, Lulzim Sherifi 70-vjeç banues në Berat, mësohet se ka qenë i dehur në timon, çka dyshohet të jetë edhe shkaku i aksidentit.
Sapo ka mbërritur policia i ka bërë testin e alkoolit dhe më pas e kanë arrestuar.