Banorët e ish-kënetës në Durrës denoncojnë se prej dy javësh nuk po furnizohen me ujë në një kohë kur temperaturat po shënojnë vlera rekord. Ankesa kanë për mungesën e shërbimeve të tjera jetike nga Bashkia Durrës edhe pse thonë se janë taksapagues të rregullt.
Në mes të verës kur temperaturat shkojnë deri në 40 gradë, banorët e ish kënetës në Durrës vuajnë furnizimin me ujë.
"Të gjithë pa punë jemi, është bërë lista Zoti e di sa ka shkuar vetëm ujë."
Në kushtet kur çezmat as nuk pikojnë, shpëtim gjejnë vetëm tek tregtarët e ujit, autobotet e të cilëve mbizotërojnë në rrugë.
Thonë se problematikat me furnizimin janë të vazhdueshme, por ujësjellësi dhe bashkia e Durrësit nuk u ka dhënë zgjidhje.
"Taksa i marrin, e duhet ta zgjidhin vetë ata, por nuk kanë bërë gjë. Ne i paguajmë taksat."
Ish-kënetë është konsideruar si “Durrësi i ri”, por banorët akuzojnë bashkinë se taksat nuk ua kthen as me shërbimet me jetike.