Vijon puna për shuarjen e flakëve në fabrikën e përpunimit të skrapit në Babrru të Tiranës. Flakët kanë shpërthyer rreth orës 14: 30 minuta.
Një punonjës i shërbimit zjarrfikës Kamëz është dërguar me ambulancë në spital pasi ka shfaqur problem me frymëmarrjen.
Ora News sjell ekskluzivisht video nga moment kur zjarrfikësi me barrelë vendoset në ambulancë për tu dërguar më pas në spital.