Pas tre muajsh protestë banorët e Lumasit në Kuçovë pritet që të nisin të martën grevën e urisë.
Banorët të cilët kundërshtojnë ndërtimin e një ujësjellësi në Sinec, thotë se duhet të zbatohet vendimin i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe të pezullohen menjëherë punimet atje.
Më herët AKZM kishte konstatuar se firma “Salillari’ dhe Bashkia Kuçovë kanë ndërhyrë në zonën e mbrojtur ndaj urdhërohej ndalja e punimeve, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur sipas banorëve.
Në mes të 4 kërkesave të tyre, vec ndaljes së menjëhershme të punimeve kërkojnë pezullimi nga detyra dhe hetimin administrative dhe penal ndaj Drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i cili sipas tyre ka përdor policinë e shtetit si polici private në mbrojtje të shkatërrimit të burimit dhe lumit të Sinecit e në mbrojtje të interesave të subjketeve private.
Banorët kërkojnë gjithashtu shkarkimin e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat Edmond Targaj, i cili sipas banorëve i ka dhunuar, kërcënuar dhe mohuar të drejtën kushtetuese për tu shprehur, grumbulluar, manifestuar dhe protestuar.
Në fund të kërkesave të tyre banorët kërkojnë edhe një takim me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama me qëllim zgjidhjen e këtij problemi në mbrojtje të burimit shtratit të lumit Sinecit si pasuri Kombëtare e monument natyre.
Banorët e Lumasit prej muajsh kanë zhvilluar protesta të herë pas hershme, të cilat jo në pak raste kanë sjellë edhe përplasje të dhunshme me policinë e shtetit.