Tri fshatra në Gjirokastër po rrezikohen nga flakët, ndërsa forcat e ushtrisë dhe banorët po përdorin çdo mjet të mundshëm për t’i shuar.
Asim Zeneli, Arshi Lengo dhe Krina në Njësinë Administrative Lunxhëri – Lunxhëri po përballen me flakët ditën e sotme, ndërsa flakët vijojnë të përhapen të favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.
Tashmë kërkohet ndihmë nga ajri pasi rrezikohen jetë njerëzish në atë zonë.
Në vendngjarje po punojnë strukturat e mbrojtjes civile, gjithashtu në mbështetje kanë shkuar edhe Forcat e Armatosura.
“U bëjmë thirrje banoreve të jenë bashkëpunues me strukturat shtetërore për të zbatuar urdhrin e evakuimit”, tha thonë ata.