Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka vizituar në spital ushtarin e Forcave të Armatosura, që u asfiksua nga flakët në Gjirokastër.
Teksa publikon një foto nga dhoma e spitalit, ministri Peleshi thekson se gjendja e ushtarit Edlir Goxhaj është e qëndrueshme.
Postimi i plotë:
Gjendja e Edlir Goxhaj është e qëndrueshme, vazhdon të jetë nën monitorimin e mjekëve të Spitalit të Gjirokastrës.
Mirënjohje për punën heroike të cdo efektivi të Forcave të Armatosura që nuk po kursen asgje përballë egërsisë së flakëve.
Shërim të shpejtë Edlir!