Vazhdon të jetë kritika situata e zjarreve në Arshilengo dhe Asim Zeneli në qarkun e Gjirokastrës edhe në mbrëmje.
Ndërkohë, forcat e ushtrisë dhe policisë kanë evakuuar sot në mbrëmje banorët e këtyre fshatrave.
Po ashtu ekipet zjarrfikëse, ushtria dhe banorët e zonës po vazhdojnë luftën për shuarjen e flakëve, edhe pse operacioni po vështirësohet nga errësira.
Sipas ministrisë së mbrojtjes, puna në terren vijon me të gjitha kapacitetet e qarkut Gjirokastër (MZSH Gjirokastër, Dropull, Tepelenë, Libohovë, Përmet), bashkia Sarandë dhe mjete të FA, forca zjarrfikëse, Policia Shtetit, Forca të emergjencave civile, Forca të Armatosura, urgjenca mjekësore me 5 autoambulanca.
Nga ana tjetër, deri më tani zjarri ka djegur një pjesë të mirë të shkurreve dhe hapësirës së fshatrave duke rrezikuar banesat.
Në këto zona u shënuar edhe viktima e parë në vend, ku 64-vjeçari Andrea Haxhiaj ndërroi jetë ndërsa mori djegie në trup bashkëshortja e tij, e cila u transportua me urgjencë drejt Tiranës.
Gjithashtu, në përpjkje për të shaur flakët mbeti i asfiksuar edhe ushtari Edlir Goxhaj, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, nën kujdesin e mjekëve.