Ishte tmerri '97, 50-vjeçari ekstradohet nga Greqia

Shqipëria

Ishte tmerri '97, 50-vjeçari ekstradohet nga Greqia

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 14:39
Foto ilustrim

Zyra Qendrore Interpol Tirana njofton ekstradimin nga Greqia drejt Shqipërisë i shtetasit shqiptar Bashkim Buzani, 50 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në bazë të vendimit të vitit 2005, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila e ka dënuar me 20 vjet burg, për veprat penale “Organizatë kriminale” në formën e pjesëmarrjes në organizatë kriminale, “Vjedhja me armë” dhe “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas, më datë 04.04.2005, është arrestuar në Greqi, për llogari të autoriteteve greke, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe Gjykatë a Apelit Selanik, me vendimin e datës 12.10.2005, e ka dënuar me 16 vjet burg.

"Pas kryerje së dënimit për llogari të autoriteteve të drejtësisë greke u bë ekstradimi i tij drejt vendit tonë. Rrethanat e ngjarjes/Në trazirat e marsit të vitit 1997, Bashkim Buzani ka qenë anëtar i një bande të armatosur. Fillimisht ky grup u krijua nga një grup i armatosur personash në lagjen nr.3 në Cërrik, me qëllim mbrojtjen e tyre nga një bandë tjetër. Më pas, me kalimin e kohës, duke marrë tiparet e një grupi të armatosur me një formë bashkëpunimi të veçantë prej shumë vitesh, anëtarët e grupit kryenin vepra të ndryshme si vrasje dhe grabitje me armë. Ky grup grabiste dhunshëm furgonat me refugjatë që vinin nga Kapshtica, duke zbritur në tokë refugjatët, të cilët i rrihnin dhe i poshtëronin", thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, shtetasi Bashkim Buzani, në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të grupit, ka grabitur disa banesa dhe lokale të ndryshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat