Gjykata e Lushnjës la në burg 47-vjeçarin Kastriot Hasalla, i cili vetëm pak ditë më parë vrau kushëririn e tij Romeo Hasalla.
Masa e sigurisë u dha këtë të mërkurë, ndërkohë që autori i vrasjes, ditën e ngjarjes plagosi edhe babain e viktimës si dhe dy vëllezërit e tij. Kastriot Hasalla do të qëndrojë në burg, deri në përfundim të hetimeve.
Mbrojtja ka kërkuar ndryshimin e klasifikimit të veprës penale nga “vrasje në rrethana cilësuese” në “vrasje në kushte e tronditjes së rëndë psikike”.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 29 korrikut në fshatin Garunjas . Motivi i konfliktit ishte një sipërfaqe toke.