Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, falënderoi sot vendet e Bashkimit Europian që ndihmuan Shqipërinë në luftën ndaj zjarreve që kanë rënë ditët e fundit në vendin tonë.
Nëpërmjet një reagimi, Xhaçka u shpreh mirënjohëse ekuipazheve çekë dhe holandezë që do të na ndihmojnë të luftojmë zjarret e pyjeve që janë ndezur në vendin tonë.
Xhaçka theksoi se vetëm të bashkuar mund të fitojmë.
“Falenderojmë miqtë tanë europianë që na ndihmuan në orën tonë të nevojës. Ne i jemi mirënjohës ekuipazheve çekë dhe holandezë që do të na ndihmojnë të luftojmë zjarret e pyjeve që janë ndezur në vendin tonë. Vetëm të bashkuar mund të fitojmë”, u shpreh Xhaçka.