Në doganën e re të hapur mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, emërtimi i lumit “Cemi i Trieshit-Grabom” është bërë në gjuhën sllave.
Pra jo ‘Cemi i Trieshit,’ por ‘Zatrijebacka Cijevna’.
Përmes një fotoje që tashmë qarkullon në rrjetet sociale shikohet se si mbishkrimi në tabelën e pikës së përbashkët kufitare ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë, ka “asimilim” të toponimit shqiptar, një humbje ose deformim i gjuhës shqipe, përkthim i gabuar i kuptimit dhe vetë toponimit.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/August/04/auto_-640-0-610ae2e40cb371628107438.jpg)
Vlen të thuhet se nuk ka ende asnjë reagim nga pala shqiptare lidhur me këtë.