Sipas MeteoAlb: Paraditja do te jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta në zonat malore.
Por parashikohet që në orët në vijim vranësirat të bëhen më të dukshem në të gjithë territorin, duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara kryesisht në Veri të vendit.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 41°C.
Era do te fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor Jugperendimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 balle.