Policia e Beratit ka arrestuar një person, të cilit iu gjet arsenal armësh.
Forcat e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. S., në fshatin Pobrat të Dimalit, në ambientet e jashtme u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pushkë gjysmëautomatike dhe një mitroloz, të cilat ky shtetas i mbante pa leje.
Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. S., për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.