Një vatër zjarri vijon të jetë aktive në fshatin Pogaj të Hasit.
Banorët që kontaktuan Ora Neës thonë se flakët nisën sot paradite rreth orës 10:30 minuta dhe dyshojnë se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike.
Në orën 16:30 minuta 5 punonjës të pyjores kanë shkuar për të ndihmuar në fikjen e zjarrit por ndërsa ata janë larguar flakët kanë vijuar.
Banorët thonë se kanë njoftuar institucionet por deri tani ora 18:00 nuk ka shkuar kush për ti ndihmuar për të shuar flakët.