Zbulohet dosja e rrëmbimit të 12-vjeçarit, që e kthyen në lypës

Shqipëria

Zbulohet dosja e rrëmbimit të 12-vjeçarit, që e kthyen në lypës

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 13:44
Ilustrim

Zbulohet dosja e rrembimit te 12-vjecarit R.T më 4 korrik ne Tirane dhe qe e derguan në Sarande per ta shfrytëzuar si lypës. Gazetarja Shpresa Dine ka zbuluar dosjen e Prokurorise per vepren penale “trafikim i te miturve” per te cilen ndodhet ne burg prej nje muaji Bukuroshe Muharremi, 50-vjec. 

Siç eshte shkruaj ne dosjen hetimore te Prokurorise se Sarandes: “Nga shqyrtimi në shkallë të parë i kërkesës për vleftësim arrestimi dhe caktim mase sigurimi ndaj të dyshuarës, ka rezultuar se më datë 06.07.2021, rreth orës 12:00, është lajmëruar Komisariati i Policisë Sarandë, nëpërmjet Komisariatit të Policisë Tiranë, në lidhje me humbjen e një të mituri, shtetasit R. T.

Sipas shërbimeve policore të Komisariatit të Policisë Tiranë, ky shtetas është parë të qarkullonte në qytetin e Sarandës. Pasi është gjetur dhe është pyetur në pranië të Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve dhe psikologes klinike, i mituri viktimë e veprës penale, ka deklaruar se “Para disa ditësh ishte duke luajtur me shokët e tij pranë shtëpisë në zonën e Bathores, Tiranë. Aty është afruar një djalë, i cili së bashku me një tjetër e kanë futur në makinë me zor.

Gjatë tërheqjes, nga forca e ushtruar, ka marrë disa dëmtime fizike. Ata persona ishin të rritur, rreth të 30-ve. Më pas, e kanë lënë të lidhur në “Sheshin Skënderbej” dhe aty erdhën dy persona të tjerë të cilët e zgjidhën dhe e lanë të ecte i lirë. Në atë kohë i është prezantuar një grua me emrin “Bardha” së bashku me një djalë, e cila i ka marrë dhe i ka çuar te autobuzi i Sarandës duke u ulur në fund të tre.

Gjatë rrugës është ndier keq. Kur erdhën në Sarandë, Bardha i nxori për të lypur nëpër lokale të ndryshme në Sarandë.

Gjatë ditës dilte për të lypur dhe lekët ia jepte Bardhës, e cila vetëm në darkë i jepte për të ngrënë”. I pyetur me cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, shtetasi T. Sulejmani, ka deklaruar se : “Ditën e ngjarjes,më datë 05.07.20220, rreth orës 20:45, i është afruar një fëmijë në lokalin ku punon, konkretisht te lokal “Limani”, Sarandë.

Fëmija ishte rreth 12 vjeç dhe kërkontë për të ngrënë, pasi thoshte se e kishte marrë uria. Pasi e kishte dëgjuar i kishte dhënë për të ngrënë. E njëjta situatë ka ndodhur edhe të nesërmen dhe kur vuri re në lajme se flitej për këtë mitur të humbur, ka komunikuar me shërbimet policore”.

E pyetur me cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetimet, në prani të njëmbrojtësi të caktuar kryesisht, shtetasja Bukuroshe Muharremi, ka deklaruar se: “Para disa ditësh ndodhej në Tiranë sëbashku me nipin e saj, Marko, dhe në një moment vjen Marko me të miturin, Ronaldon. Ky i fundit i ka thënë se nuk kishte nënë dhe baba, ndaj dhe i kërkoi që të rrinte me të. Për rrjedhojë kaluan natën bashkë.

Të nesërmen janë nisur së bashku për në Sarandë, pasi i mituri këmbënguli që e dyshuara t’a merrte me vete. Kur zbritën në Sarandë i priste bashkëjetuesi i saj, shtetasi Julian Cumraku, i cili e pyeti se kush ishte ky djalë, dhe se i tha që ta çonin përsëri në Tiranë.

Pyetjes se përse nuk e shoqëroi të miturin në Komisariatin e Policisë Tiranë, e dyshuara iu përgjigj se ishte me nxitim për të vajtur në Sarandë”. I pyetur me cilësinë e personit që tregon rrethana të hetimit, shtetasi Julian Cumraku ka deklaruar se: “Prej disa vitesh bashkëjeton me shtetasen Bukuroshe Muharremi. Para disa ditësh të miturin e ka parë në Tiranë, kur po flinin prapa selisë së Partisë Socialiste dhe atë ditë, ata do të vinin në Sarandë së bashku me nipin e Bukuroshes, i cili është jetim. Ronaldua i kishte thënë që ishte jetim.

Më pas, nuk e pyeti më pasi aty kishte shumë fëmijë të tillë. Më pas është larguar për në Sarandë pasi kishte marrë disa sende për t’i shitur. Në vijim ka dalë për të pritur Bukuroshen te stacioni dhe aty ka vënë re se së bashku me nipin e saj kishte ardhur dhe Ronaldua. Duke qenë se ishte vonë shkuan të flenë dhe të nesërmen mori sendet që shet dhe iku në Ksamil, dhe kur është kthyer është shoqëruar për në polici”.

I pyetur me cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, shtetasi G.T, babai i fëmijës së mitur, ka deklaruar se: “Më datë 04.07.2021, rreth orës 10:00, ka qenë si zakonisht duke punuar në lagjen “Bathore”, Tiranë. Kur është kthyer nga puna, rreth orës 17:30, u njoftua nga bashkëshortja se R nuk ishte kthyer në banesë. Të gjithë familjarët janë vënë në lëvizje për të kërkuar fëmijën dhe më pas ka shkuar të bëjë denoncimin në Komisariatin e Policisë”.

Në vijim të veprimeve hetimore është urdhëruar kryerja e ekspertimit mjeko-ligjor, i cili nuk rezulton të ketë përfunduar ende. Nga këqyrja e jashtme e të miturit kanë rezultuar disa dëmtime, që kanë karakteristkat e mëposhtme: “Mbi vetull dy gërvishje, në gjurin e këmbës së majtë ka gërvishje të thelluara të shkaktuara me mjete të forta. Në pjesën e bërrylit vihet re një hematomë me ngjyrë mavi, me përmasa 4X2.5 cm, në bërrylin e dorës së djathtë dhe poshtë bërrylit dhe sipër vihen re hematoma me formë rrethore, me diametër 1.8 cm. Ankohet për dhimbje të kokës në pjesën e ballit, në anën e majtë”.

Edhe Gjykata e Apelit Gjirokaster rezulton se ka lene ne fuqi masen e sigurise “Arrest ne burg” per Bukuroshe Muharremin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat