Peleshi për zjarret: Autoritetet po punojnë për të kontrolluar të gjitha vatrat

Shqipëria

Peleshi për zjarret: Autoritetet po punojnë për të kontrolluar të gjitha vatrat

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 18:54
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar për situatën e zjarreve në vend. Me anë të një postimi në rrjete sociale, ai shkruan se aktualisht në të gjithë vendin tonë nuk ka rreziqe për jetën e banorëve apo dhe të shtëpive.

Gjithashtu ai bën me dije se të gjitha strukturat shtetërore po punojnë nga toka dhe ajri për të neutralizuar flakët.

“Vazhdon lufta me flakët – Në këto momente Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera të Mbrojtjes civile, nën koordinimin e AKMC janë duke punuar nga toka e ajri për izolimin dhe neutralizimin e flakëve në  Karaburun, Rips (Vlorë), Gadurove-Selite (Mallakastër), Thirë (Lezhë), Margegaj, Theth (Tropojë), Vërmosh (Malësi e Madhe). Në të gjithë territorin në këtë moment nuk ka kërcënime në jetë dhe në banesa” – shkruan Peleshi.

Më herët Ministria e Mbrojtjes përmes një deklarate njoftoi se deri më tani në të gjithë territorin shqiptar janë shuar 163 vatra zjarri.

Për një prej zonave më të vështirë, në gadishullin e Karaburunit, Ministria njoftoi se është vendosur nën kontroll pjesa më e madhe e kësaj vatre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat