Mbërrijnë 3 helikopterë nga Holanda e Çekia për shuarjen e zjarreve, reagon Rama

Shqipëria

Mbërrijnë 3 helikopterë nga Holanda e Çekia për shuarjen e zjarreve, reagon Rama

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 20:20
Foto ilustrim

Kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 3 helikopterë, nga Holanda dhe Çekia.

Pjesë e mbështetjes që dy vendet po i japin Shqipërisë, në kuadër të aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian, për shuarjen e zjarreve në vend.

Në lidhje me lajmin, reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili përmes një shënimi të shkurtër në rrjetin social Facebook theksoi se situata e përmirësuar parashihet të marrë një drejtim shumë pozitiv në orët e ditët e ardhshme.

“Me 3 helikopterë të tjerë nga Holanda e Çekia – ndër të cilët njëri me kapacitet shumë të lartë ujëhedhës – falë Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE për shuarjen e zjarreve në Europën Mesdhetare, situata e përmirësuar parashihet të marrë një drejtim shumë pozitiv në orët e ditët e ardhshme?”, shkruan kryeministri, Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat