Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar një apel që vjen nga spitali Infektiv, ku iu bëhet thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër koronavirusit. Manastirliu ka publikuar një foto ku shihen 3 punonjës të këtij spitali, të veshur me veshjet kundër covid-19.
Manastirliu shkruan në postimin e saj se vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësitë e infektimit dhe fatalitetet.
“Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet”, -shkruan Manastirliu.
Kujtojmë se muaji gusht është i hapur për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç. Ditën e sotme u raportuan 149 raste të reja dhe një person humbi jetën.